TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta në kryeqytet po vijon me pjesëmarrje të gjerë qytetare, ndërsa prania e diasporës shqiptare i ka dhënë një tjetër energji marshimit.
Mijëra qytetarë, së bashku me bashkatdhetarët e ardhur nga vende të ndryshme, po vijojnë marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, me flamuj dhe mesazhe mobilizuese.
Gjatë marshimit, nga turma dëgjohen thirrje të forta drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Mesazhet kryesore të protestuesve janë:“Shqipëria kërkon revolucion!”, “Ju erdhi fundi!”, “Rama jep dorëheqjen!”, “Këtu vendosim ne!”, “Shqipëria e rinisë, jo e partisë!”
Prania e diasporës është një prej elementëve më të spikatur të protestës së sotme, me qytetarë që kanë ardhur nga jashtë vendit për t’iu bashkuar qëndresës në Tiranë.
Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar marshimet dhe qëndresën qytetare, duke përsëritur kërkesat e tyre për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.