AKTUALITET, 22 Dhjetor 2018, 21:54

Rama u nis një mesazh të koduar studentëve: Do shihni sa do t'iu kushtojë injoranca

Rama u nis një mesazh të koduar studentëve: Do shihni sa do
Kryeministri Edi Rama nuk i harron studentët. Megjithëse ata kanë ikur me pushime dhe e kanë pezulluar protestën kreu i qeverisë shqiptare nuk mund të rrijë i qetë. Mëngjesin e së shtunës shpërnadau pamje të një inspektimi në konviktet e fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe më pas ato të Qytetit Studenti. Por, nuk e mbylli me kaq. Në mbrëmje ai ka qenë aktiv në rrjetet sociale duke u dërguar një mesazh të koduar studentëve. Ai citon një shprehje të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. “Nëse mendoni se shkollimi është i shtrenjtë, shikoni se sa shumë do t’ju kushtojë injoranca”, – shkruan Rama.