AKTUALITET, 22 Dhjetor 2018, 19:34

Preu hekurat e dritares, arrestohet shqiptari i arratisur nga burgu grek

Preu hekurat e dritares, arrestohet shqiptari i arratisur nga burgu grek

Policia greke ka mundur të vërë në pranga katër ditë pas arratisjes nga ambientet e paraburgimit një shqiptar 37-vjeçar. Ai u arrestua fillimisht në 27 nëntor si pjesë e një bande që tentoi të grabisnin një dyqan në Athinë. Gjatë grabitjes ai mbeti i plagosur dhe pas kurimit disa ditor u dërgua në qelitë e paraburgimit në Menidhi.

Pikërisht aty ai së bashku me një grek arritën të prisnin hekurat e qelisë me një sharrë. Rreth orës 4 të mëngjesit ata u arratisën pa rënë në sy të rojeve. Greku u kap disa orë pas arratisjes ndërsa kapja e 37-vjeçarit shqiptar u bë e mundur vetëm këtë të shtunë.