AKTUALITET, 22 Dhjetor 2018, 18:03

Banorët e Unazës: Lironi çunat tanë, burgosni Gjiknurin e Qendron

Banorët e Unazës: Lironi çunat tanë, burgosni Gjiknurin e

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe grupi i saj ka shkuar në mbështetje protestës së banorëve të Unazës së re, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Banorët  e unazës me thirrjet “Lironi çunat tanë, burgosni Gjiknurin e Qendron”  treguan se nuk do të dorëzohen duke mbrojtur shtëpitë e tyre.

Gjithashtu banorët bënë thirrje që të lirohen të afërmit e tyre të cilët janë ndaluar për shkak të tensionit të ndodhur para Kuvendit me 22 nëntor , ditë kjo ku efektivja Ina Nuka u plagos me kapsolle dhe humbi dy gishta të dorës së djathtë.

“Presioni i atyre është një forcë përne, bashkimi bën fuqinë.  i bëj thirrje Edi Ramës, Damianin, Afrimit të cilët po pëlcasin sepse jam  sërish pranë jush. Ne këto shtëpi do ti mbrojmë  me gjak, banorët e Unazës së Madhe nuk kanë ndermend të dorëzohen. Lironi çunat tanë, burgosni Gjiknurin e Qendron” , thanë banorët.

Ndërkohë Basha krah banorëve tha se askush nuk e konsumon më çorbën e propagandës që gatuhet nga Rama.

“Studentët paguajmë më shumë,  spitalet janë në gjendja katastrofë. Duhet çlirimi i politikës  të lidhur me krimin dhe politikanë të lidhur me krimin. Bashkë do t’ia dalim ashtu siç po ia dalin banorët e unazës së re, siç janë dolën edhe studentët. Do ta sprapsin Edi Ramën. Askush nuk e konsumon çorbën e qelbur të Edi Ramës”, tha ai.