AKTUALITET, 22 Dhjetor 2018, 17:41

VIDEO/ Studentët ikin me pushime, Rama shkon te godinat

VIDEO/ Studentët ikin me pushime, Rama shkon te godinat

Prej së premtes protesta e studentëve është pezulluar. Të rinjtë morën vendim që të ndërpresin daljet në rrugë deri në 7 janar dhe janë shpërndarë në shtëpitë e tyre. Qyteti Studenti është thuajse bosh dhe kanë mbetur vetëm të rinjtë nga rrethet që punojnë. Por këtë moment duket se e ka shfrytëzuar kreu i qeverisë që prej 17 ditësh nuk po gjen qetësi.

Pas përpjekjeve për të shuar protestat dhe pas disa takimeve të dështuara në Tiranë dhe Vlorë, këtë të shtunë Rama ia ka behur te konviktet. Fillimisht shkoi te godinat që po rindërtohen të inxhinierisë së ndërtimit dhe më pas shkoi në Qytetin Studenti. Nuk munguan premtimet dhe fjalët e bukura se godinat po “bëheshin si në Gjermani”.

Pamjet u shpërndanë të montuara nga zyra e shtypit e kryeministrit nëpërmjet ERTV. Me këtë mënyrë propagande Rama po tenton të bindë studentët se po plotëson një tjetër kërkesë të tyre, por gjasat janë që ata të mos gënjehen me kaq pak.