AKTUALITET, 22 Dhjetor 2018, 20:05

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Lezhë

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Lezhë

Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në aksin Lezhë-Tiranë dhe si pasojë një person ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhura në Tale, ndërsa policia ka ndaluar në kohë rekord drejtuesin e mjetit, i cili përplasi për vdekje këmbësorin.

Sipas policisë, viktima është shtetasi D.V. 61 vjeç, banues në Tale. Për këtë autoritetet kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit “Tip BMË”

“Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll – Tale, shtetasi A.I. 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMW, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, sqaron policia