AKTUALITET, 22 Dhjetor 2018, 20:14

Braimllari: Edi Rama, kryeministri hajdut, po u grabit pronën qytetarëve dhe ul taksat për oligarkët

Braimllari: Edi Rama, kryeministri hajdut, po u grabit pronën

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, akuzoi Kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur atë mashtrues dhe hajdut, që po u grabit pronën qytetarëve dhe ul taksat për oligarkët, me qellim që të fitojë qindra milionë euro, ndërkohë që shqiptarët zhyten çdo ditë në varfëri ekstreme.

Mesazhi i plotë në Facebook

“Edi Rama kryeministri mashtrues dhe hajdut, i’u grabit pronen qytetareve dhe ul taksat per oligarket.

Mashtroi publikisht duke thene: “Kemi rritur taksen e kompanive te medha nga 10 % ne 15%”. Nderkohe ne Parlament ne kundërshtim me Kushtetuten e vendit miratoi Ligjin e Posaçem “ Per ndryshimet në Tatimin mbi Fitimin” qe eshte nje nga grabitjet me te medha per shqiptaret, me ane te se cilit ul taksat per keto kompani nga 15% ne 8%.

E gjithe kjo sepse i duhet per te perkrahur oligarkine me qellim qe te fitoje qindra miliona euro, nderkohe shqiptaret zhyten çdo dite ne varferi ekstreme.

Ja ku i ka Edi Rama parate e Arsimit, demshperblimin per Unazen e Re, Shkozen dhe banoret e Bulevardit te Ri.