TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona janë plagosur mes të cilëve dhe një fëmijë, pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth mesnatës (28 shtator- 29 shtator) në segmentin Milot-Rrëshen në afërsi të fshatit Fang cili ndodhet 5 kilometra larg Rubikut. Dy automjete njëri tip ‘Mitsubishi’ me targa AA992 HA dhe tjetri tip ‘Benz’ me targa AA187NI janë përplasur me njëri-tjetrin.
Një grua dhe një femije që ishin në mjetin tip ‘Benz’ AA187NI ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transportuar për në spital.
Në mjetin tjetër tip ‘ Mitsubishi’ drejtuesja e mjetit ka pësuar dëmtime serioze ndërsa udhëtarët e tjerë kanë dëmtime të lehta. Nga veprimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i mjetit tip ‘Benz’.