TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Lavdërim Tufën, ish-i dënuar për vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes. Pasi rifitoi lirinë e parakohshme, rreth 3 vite më parë, Lavdërim Tufa u rikthye prapë në qeli, pasi kësaj here dyshohet për gjobëvënie.
Arrestimi i tij u bë nga Policia e Tiranës disa ditë më parë, pasi është denoncuar nga një biznesmen, të cilin e kërcënonte për t’i dhënë 90 mijë euro. Një pjesë e këtyre parave, sipas burimeve nga Policia, ishin për llogari të një shtetasi italian, i cili pretendonte se i detyrohej biznesmeni i dëmtuar.