AKTUALITET, 27 Nëntor 2020, 17:18

Gara për anëtar të Kushtetueses/ U skualifikua dy herë nga KED, Eugen Papandile ankesë Apelit Administrativ

Gara për anëtar të Kushtetueses/ U skualifikua dy herë nga

Pas skualifikimit për herë të dytë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, juristi Eugen Papandile ka paraqitur një ankesë në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Mësohet se Papandile ka depozituar padinë ndaj KED-it pasi deklaroi se ishte skualifikuar padrejtësisht nga gara si anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Kujtojmë se herën e parë, pas skualifikimit, Apeli Administrativ vendosi që ta rikthente sërish në garë Papandilen, ndërsa KED e skualifikoi sërish.

Eugen Papandiles ka mbajtur më herët në Gjykatën Kushtetuese postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ndërsa tani kërkon që të jetë anëtar-gjyqtar.