TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur pyetjen e bërë edhe dy ditë më parë, “Dialog, por me kë?”, duke publikuar në rrjetet sociale një video nga zhvillimet e fundit para Kryeministrisë, ku një grup pedagogësh iu bashkua protestës.
Videoja nis me vendosjen e karrigeve përpara godinës së Kryeministrisë, në kuadër të ftesës së qeverisë për dialog me protestuesit.
“Tani, kush do dialog, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë”, shprehet kryeministri në video.
Më pas, pamjet vijojnë me momentet kur Rama ndjek zhvillimet e protestës dhe dëgjohen thirrjet e protestuesve në sheshin përpara Kryeministrisë.
“Dorëheqje, poshtë diktatura, poshtë komunizmi, s’duam dialog. Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, thotë Rama.
Videoja përfundon me pamjet e thyerjes së karrigeve të vendosura për takimin e propozuar për dialog, veprim që u shoqërua me kundërshtimin e nismës nga protestuesit.