TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën gjatë protestave në Shqipëri, në një kohë kur tubimet në Tiranë vijojnë prej tetë ditësh.
Përmes një reagimi publik, ODIHR u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen, duke theksuar se forcat e rendit duhet të shmangin çdo përdorim të paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve.
Institucioni i OSBE-së nënvizon gjithashtu se çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur, me qëllim që përgjegjësitë të përcaktohen përmes procedurave përkatëse.
Reagimi i ODIHR vjen në një klimë të tensionuar politike, teksa në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Situata ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e menaxhimit të tubimeve dhe respektimin e të drejtës së qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore.
ODIHR thekson se ruajtja e rendit publik duhet të shoqërohet me respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Në këtë kuadër, çdo pretendim për përdorim të paligjshëm të forcës nga ana e autoriteteve duhet të trajtohet përmes hetimeve të menjëhershme dhe të pavarura.
Postimi i plotë i OSBE/ODIHR:
“Jemi të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri. ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë karakterin paqësor të protestave.Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve dhe çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.”
Concerned at reports of violence at protests in #Albania, ODIHR urges all sides to remain peaceful. Law enforcement must avoid unlawful or disproportionate use of force against protesters, and any instances of unlawful use of force must be promptly and independently investigated.
— OSCE/ODIHR (@osce_odihr) October 20, 2026