TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi nga burgu, duke shprehur mbështetjen e tij për protestën e një grupi pedagogësh në Tiranë.
Meta e ka cilësuar tubimin si një “demonstrim të shkëlqyer të ndërgjegjes shoqërore”, ndërsa ka falënderuar pjesëmarrësit për guximin dhe qëndrimin e tyre në mbrojtje të arsimit. Në mesazhin e tij, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin pedagogët, gjimnazistët dhe të rinjtë shqiptarë.
“Protesta e pedagogëve është një demonstrim i shkëlqyer i ndërgjegjes shoqërore të nivelit më të lartë! Mirënjohje të përzemërt për guximin, dinjitetin dhe zërin e fuqishëm të pedagogëve në mbrojtje të Arsimit, kundër zbrazjes së auditoreve dhe shpopullimit dramatik të Shqipërisë nga të rinjtë. Të mbështesim pedagogët, gjimnazistët, të rinjtë dhe të gjithë fëmijët e Shqipërisë për një arsim cilësor dhe dinjitoz, për një Atdhe të përparuar të njerëzve të ditur. PA RINI NUK KA SHQIPËRI!”, shkruan ish-presidenti Meta.
Protesta pas ftesës së Ramës për dialog
Protesta e grupit të pedagogëve u zhvillua pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog. Pjesëmarrësit marshuan drejt Kryeministrisë, ku përmbysën karriget e vendosura për zhvillimin e dialogut dhe grisën pankartat me këtë mbishkrim.
Gjatë tubimit, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kreut të qeverisë, duke vijuar qëndrimin e tyre në shenjë kundërshtimi.