AKTUALITET, 20 October 2026, 16:29

Revolta studentore/ Begaj takim me ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë, pjesë edhe ish-presidentët Topi e Meidani

Revolta studentore/ Begaj takim me ambasadorët e SHBA-së, BE-së

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë dhe dy ish-presidentë të vendit, për të diskutuar situatën aktuale politike dhe zhvillimet e fundit në kryeqytet.

Në takim kanë marrë pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai i Bashkimit Evropian, ambasadori i Gjermanisë, si dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Shqipëri.

Begaj ka pritur gjithashtu dy ish-presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.

Diskutimet janë përqendruar te situata në terren, mundësitë për uljen e tensioneve, shmangia e përdorimit të forcës dhe krijimi i hapësirave për dialog, me synimin për të gjetur zgjidhje politike për situatën e krijuar.