AKTUALITET, 20 October 2026, 16:45

PAMJET/ Protestuesit dhe policia në paqe, të rinjtë ia marrin valles para Kryeministrisë

PAMJET/ Protestuesit dhe policia në paqe, të rinjtë ia marrin

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të tetë, ndërsa situata pranë Kryeministrisë paraqitet e qetë. Ndryshe nga ditët e mëparshme, protestuesit nuk po sulmojnë forcat e policisë, ndërsa efektivët nuk po ndërhyjnë ndaj tyre. Për momentin, situata duket se karakterizohet nga një qetësi e përkohshme.

Disa prej të rinjve që janë bërë viralë gjatë ditëve të fundit të protestës kanë zgjedhur që për disa minuta të kërcejnë valle pranë Kryeministrisë.

Ndërkohë, të rinj të tjerë po bëjnë pompa përpara autobotëve të ujit të policisë, të cilët janë vendosur në oborrin e Kryeministrisë.