AKTUALITET, 20 October 2026, 17:03

Studentët e Universitetit të Korçës vijojnë bojkotin e mësimit, paralajmërojnë protestë nesër

Studentët e Universitetit të Korçës vijojnë bojkotin

Studentët e Universitetit të Korçës kanë vendosur të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë, në shenjë solidariteti me bashkëmoshatarët e tyre dhe kundër dhunës.

Sipas vendimit të marrë gjatë diskutimeve mes studentëve, bojkoti i mësimit do të vijojë, ndërsa studentët janë ftuar të marrin pjesë në protestë çdo ditë, në varësi të mundësive të tyre.

Protesta e studentëve në Korçë është paralajmëruar të zhvillohet nesër, në orën 10:00, pranë Pallatit të Sportit.