TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka komentuar votimin e deputetëve holandezë për vendosjen e vizave ndaj shqiptarëve.
Sipas Ramës, ajo që ka ndodhur në parlamentin e Holandës nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
“Është një procedurë parlamentare e cila s’ka asnjë implikim të drejtpërdrejte në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Të gjithë duhet ta kenë parasysh se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive, asnjëra prej të cilave nuk përkon me faktorin shqiptar në Holandë.
Ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë e Holandës në fjalën e tij reagoi duke thënë pikërisht këtë, që s’ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për të adresuar këtë problematikë në Kuvendin e tyre”,- tha Rama.
Sipas kryeministrit janë disa kritere teknike, të cilat vlerësohen nga Komisioni Europian dhe pikërisht ky komision ka nënvizuar se Shqipëria i plotëson 100%, duke shtuar se vendimin përfundimtar për heqjen e vizave e ka KE.
Më tej, Rama shprehet se nuk mund të pranojë festën e opozitës për këtë ndodhi që është në të keqen e vendit.
“Ajo që nuk gëlltitet është festa në Tiranë. Ata të dominuarit nga urrejtja kanë humbur logjikën, kanë humbur disa vlera që politika shqiptare i ka ruajtur instinktivisht edhe në ditët e saj më të errëta. Kjo është një festë e neveritshme”,- tha Rama.