AKTUALITET, 18 Prill 2019, 12:58

Grupet e reja parlamentare, Soreca: Duam që opozita e Kuvendit të futet në zgjedhje

Grupet e reja parlamentare, Soreca: Duam që opozita e Kuvendit të


Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka folur për krijimin e grupeve të reja parlamentare. Ai shpreson që opozita të marrë pjesë në zgjedhje dhe të dialogojë.

Dialog ky jo vetëm me paletë e veta por dhe me qeverinë.

“Ne shpresojmë që opozita të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Gjithashtu theksojmë se është e rëndësishme që partitë politike të dialogojnë mes njëra-tjetrës. Dialogu nuk duhet të ketë vetëm opozita me palët e saj por dhe me qeverinë.”- ka thënë Soreca.

Ndërkohë që opozita ka djegur mandatet, kujtojmë që ‘opozita e re’ ka krijuar grupet e saj parlamentare duke i dhënë kështu mundësinë vetes për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.