TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani do të ketë shumë shpejt trajnerin e ri dhe të gjitha rrugët të çojnë te Franko Lerda, ish-tekniku i Torinos dhe Leçes, që aktualisht ndodhet në kryeqytet për të mbyllur detajet e fundit të marrëveshjes me drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama.
51-vjeçari Lerda duket se është i vetmi që plotëson kriteret e përcaktuara nga drejtuesit e kuq, teksa më herët është biseduar me Zdenek Zeman dhe Serse Kozmin, por pretendimet e larta ekonomike kanë bërë që drejtuesit e Partizanit të tërhiqen.