AKTUALITET, 10 Shkurt 2020, 21:52

"Rama në rrezik nga Vladimir Gjuta", Arian Çani: Më duket e stisur kjo histori, është neveri e paparë!

"Rama në rrezik nga Vladimir Gjuta", Arian Çani: Më

Në emisionin e Eni Vasilit, u diskutua ngjarja që ndodhi në Partinë Socialiste ditën e sotme, ku u tha se Vladimir Gjuta po qarkullonte me pistoletë, pranë vendit ku ndodhej edhe kryeministri Rama.

Arian Çani duke komentuar këtë ngjarje, u shpreh se Rama nuk ka qenë aspak në rrezik dhe se kjo histori i duket e stisur.

"Më duket pak e stisur kjo histori, duhet ta marrin me buzëqeshje. Nuk ka asgje serioze këtu. Në vende ku ndodhin atentate të këtij niveli, nuk është njeriu që del vërdallë dhe i bie pistoleta në tokë. Unë po e them për të të bërë qejfin ty (Eni Vasilit), se unë nuk di gjë fare për këtë. Është neveri e paparë", u shpreh Çani.

/TPZ.al/