AKTUALITET, 10 Shkurt 2020, 18:23

Basha me të rinjtë: Shqipëria e të nesërmes më të mirë nuk është larg!

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se asgjë nuk i ndal të rinjtë kur talenti bashkohet me zhvillime dhe iniciativa bashkëkohore. Në një mesazh në rrjetet sociale, pas takimit me Albania Business Partner në kuadër të nismës “Po të dëgjoj”, Basha e cilëson frymëzues dhe shpresëdhënës se Shqipëria e të nesërmes më të mirë nuk është larg.

“Kur talenti bashkohet me zhvillime dhe iniciativa bashkëkohore, asgjë nuk i ndal të rinjtë.

Takimi i sotëm në Albania Business Partner ishte shumë frymëzues! Potenciali i të rinjve tanë të mbush me besim e të jep shpresë se Shqipëria e të nesërmes më të mirë nuk është larg. #PotëDëgjoj”, shkruan Basha.