AKTUALITET, 10 Shkurt 2020, 19:02

Denoncimi te Berisha: Banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit rreh kryetarin e Bashkisë së Elbasanit

Denoncimi te Berisha: Banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit rreh

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një mesazh të "qytetarit dixhital", ku ky i fundit deklaron se kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja është dhunuar, me urdhër sipas tij të dhëndrit të Qazim Sejdinit.

Në mesazhin e qytetarit thuhet se ngjarja ka ndodhur para një jave, ndërsa shton se Llatja është rrahur nga ‘banda e bashkisë’, pasi nuk i është bindur urdhrit të dhëndrit të ish-kryetarit të Bashkisë.

DENONCIMI TE BERISHA

Rrifet dhe behet peshk ne dru narkokreu monist i bashkise te Elbasanit!

Lexoni denoncimin e qyretarit dixhital. sb

Pershendetje doktor Berisha po te percjell nje lajme nga Elbasani jone i bukur kryetarin e bashkis Gledjan llatja e ka ber peshke ne dru para nje jave nga vet banda e beshkise sepse nuk eshtë bindur urdhrave te dhendrit te Qazim sejdinit .. te lutem anonim se jane shum te rrezikshem per ne qe jetojme ne Elbasan..te pershendes..