AKTUALITET, 10 Shkurt 2020, 21:22

Detaje të reja/ Zbulohet identiteti i personit të plagosur në Durrës

Detaje të reja/ Zbulohet identiteti i personit të plagosur në

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e plazhit në qytetin bregdetar të Durrësit. Sipas burimeve policore i plagosur është Rexhep Tereziu 42-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe nga të dhënat e para dyshohet se Tereziu është plagosur në këmbë nga të shtënat me armë zjarri.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit. Pas sinjalizimit policia mbërriti në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende sili mund të jetë identiteti i autorëve. Policia ka ngritur postblloqe në rrugët hyrëse e dalëse dhe po kryhen kontrolle intensive për kapjen e autorit