AKTUALITET, 10 Shkurt 2020, 21:41

Hyn për të grabitur, plagos të zotin e shtëpisë. Ja çfarë ndodhi në Durrës

Hyn për të grabitur, plagos të zotin e shtëpisë. Ja

Rexhep Tereziu, rreth 42 vjeç, është personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Tereziu mori një plumb në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Durrësit ku po merr mjekim.

Sipas policisë, në tentativë për të vjedhur por që është diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi paraprak i Policisë së Durrësit:

Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.

Në tentativë për të vjedhur por që është diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë kanë mbrritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit

Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorit.