AKTUALITET, 10 Shkurt 2020, 21:00

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna armësh në Durrës, ka të plagosur

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna armësh në Durrës, ka të

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se personi në fjalë, të cilit ende nuk i dihet identiteti është plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja, ndërkohë që mësohet se policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.