TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama para pak minutash ka mbërritur në ambientet e Parlamentit.
VIDEO:
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/rama.mp4"][/video]
Kujtojmë se sot të gjithë deputetët e PS-së kanë mbërritur në Kuvend rreth një ore para nisjes së seancës plenare, dhe kanë hyrë nga rruga që lidh Kuvendin me pedonalen.
Ish-deputetët e opozitës, të zhveshur nga mandatet parlamentare, u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’iu bashkohen në protestë. Kjo do të jetë protesta e katërt e opozitës brenda më pak se 30 ditësh, kohë kur edhe ish-deputetët morën vendimin për të djegur mandatet.
Ndërkohë që e gjithë zona përpara Kuvendi është e rrethuar nga hekura dhe policë, ndërsa në disa punonjës të Bashkisë kanë lyer me graso shtyllat e ndriçimit në rrugë.
Po ashtu mësohet se për të shmangur hyrjen e qytetarëve në Parlament, do të përdoren fillimisht uji dhe më pas gazi lotsjellës.