AKTUALITET, 17 Maj 2019, 23:05

Pompist karburanti/ “Ishte shumë nervoz, por konfirmoi atë që kam shkruar”- Bamir Topi i përgjigjet ish-presidentit Nishani

Pompist karburanti/ “Ishte shumë nervoz, por konfirmoi atë


Ish-presidenti Bamir Topi i ka kthyer përgjigje ish-presidentit Bujar Nishani. Nga studio e Repolitix, Topi është shprehur se ka qenë një reagim i ashpër nga Nishani, që sipas tij rikonfirmon atë që ai ka shkruar në libër.

“Bujar Nishani zë vetëm një faqe e gjysmë, nga 400 faqeKa qenë një reagim shumë nervoz dhe e panevojshme dhe e ndjej një humbje kohe që të vazhdojë të komentojë se ç’ka thënë Nishani. Para se të kem karrierë politike, kam pasur karrierë akademike. Bën një reagim shumë të ashpër, por konfirmon që e kam njohur në karburant. Këto janë të vërtetat e mia. Kjo është e vërteta. Unë nuk jam marrë asnjëherë se çfarë thonë të tjerët. Kam vendosur vetëm kushtet si jemi njohur”, thotë Topi.

Ish-Presidenti Nishani shkruante sot se Bamir Topi  e sulmon për shkak të komplekseve të thella të inferioritetit.

Ish-presidenti tha se nuk ka punuar asnjëherë si “pompist në një pikë karburanti”, ndërkohë që ka akuzuar ish-paraardhësin se: “Të punosh pompist nuk është ndonjë gjë e keqe aspak.  Kam respektin dhe nderimin tim më të madh për të gjithë ata shqiptarë të ndershëm që bëjnë atë punë.  Ajo është shumë më e ndershme se sa p.sh. ti ushqesh fëmijët me paratë që ju merr si gjoba gjyqtarëve e prokurorëve.  Por mua nuk më është dashur të punojë kurrë si pompist”.

Më tej Nishani tregon variantin e tij të futjes në politikë, madje dhe zbardh dhe debatet e brendshme të kohës kur Bamir Topi kandidoi si President i Republikës.