AKTUALITET, 26 Nëntor 2018, 10:55

Rama: Jemi të zhgënjyer nga BE, taksa e Kosovës ndaj Serbisë është e drejtë

Rama: Jemi të zhgënjyer nga BE, taksa e Kosovës ndaj Serbisë

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë , që po mbahet në Pejë, ka deklaruar se qasja e Bashkimit Europian për njohjen e Kosovës është zhgënjyese.

Rama u shpreh se njohja dhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës kërkon një qasje tjetër nga BE.

“Jemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së dhe të gjitha atyre shteteve që duhet të njohin Kosovën dhe lëvizjen e lirë të saj.

Themelimi i FSK-së ishte hapi i duhur për plotësimin detyrat e një shteti, që s’mund të konsiderohet nga askush si një gjysmë shtet. Shfaqjet e fundit si ato të INTERPOLIT, tregojnë skema frikrash dhe makthesh për tu viktimizuar në sytë të botës, ndërkohë që viktima, Kosova ka shprehur vullnetin për ta kapërcyer këtë me anë të një dialogu të sinqertë dhe të drejtpërdrejte”, u shpreh Kryeministri.

Duke folur për dialogun me Serbinë, Rama tha se Kosova ka bërë hapa në këtë nismë, por nuk po merr mbrapsht atë që i takon.

Kryeministri shqiptar tha se Serbia po tenton të pengojë njohjen e Kosovës, madje duke lobuar edhe tek shtetet që e kanë njohur tashme.

Ai foli dhe për taksën e vendosur 100% të produkteveserbe, teksa tha se kjo është një nismë politike.

“Dialogu me Serbinë ka përparuar, duke ndjekur parimet reciprocitetit, por duke mos marrë mbrapsht atë që i takon. Frenezia me të cilën Serbia po e pengon njohjen e Kosovës në instancat e larta rajonale është sfiduese.

Madje dhe kërkesat për tërheqjen e njohjes së Kosovës, nuk është shqetësuese, por është sfiduese”, tha Rama.