TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama mbajti një monolog live në facebook, për situatën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës. Ai nisi të reklamojë punët e qeverisë së tij, për ndërhyrjet në shpëtimin e njerëzve nga zonat e përmbytura. Por në fund të fjalës së tij, Rama nuk harroi të sulmonte sërish mediat duke i cilësuar gazetarët e Vlorës si balli i kazanit.
"Kemi bërë punë në terren, të gjithë bashkë. Ju gazetarët e Vlorës, që jeni balli i kazanit i padurimit, e shikoni vetë këtë punë dhe skeni çfarë thoni fare këtë herë." - u shpreh kryeministri, ndërsa u shkrinë së qeshuri Ministrja Xhaçka dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
Por ajo që të bën më përshtypje, ishte reagimi i gazetares nga Vlora. Në vend që të reagonte ashpërsisht ose minimumi të heshte, ajo bëri të kundërtën. Gazetarja nga Vlora nisi t'i thurrë aq elozhe kryeministrit për përballimin e situatës së përmbytjeve, saqë vetë Rama u habit.
"Është shumë ndryshe, sidomos qyteti është perfekt. Qyteti në mëngjes është ndryshe, i pastër." - u shpreh gazetarja nga Vlora.
"Perfeksioni është shumë larg. Kemi zonën e Llogarasë që ka patur problem" - iu përgjigj kryeministri, gazetares vlonajte.
Kjo është një nga ato rastet, ku gazetarët duhet të kenë turp për veten, turp për punën që bëjnë dhe turp që është pjesë e një media./TPZ.AL/
Shiko minutazhin 05:30 tek video:
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155360050081523/