AKTUALITET, 2 Dhjetor 2017, 17:37

Një italian ishte “truri” i gomones me 1.6 ton kanabis, jo trafikantët shqiptarë

Një italian ishte “truri” i gomones me 1.6 ton kanabis, jo

Nuk janë shqiptarët ata që kanë ideuar transportin e kanabisit me gomonen që u kap me 1.6 ton drogë, por është një italian 31-vjeçar, ao që mediet greke e cilësojnë në si “mastermind” (trurin) e planit për të transportuar drogë në Greqi me motorskafe të shpejtë.

Kështu shkruan gazeta e madhe greke, “Kathimerini” në versionin e saj anglisht.

Pesë nga 11 të arrestuarit dolën para gjyqit në Greqi të premten, ndërsa gjashtë të tjerët, të cilët janë gjithashtu në burgun e Koridhalosit janë në pritje.

Trafikantët e arrestuar janë nga Shqipëria (gjashtë), Greqia (dy), Italia (dy) dhe Bullgaria (një).

Një dy grekët, një 65-vjeçar,  i cili drejton një biznes për dhënien me qira të gomoneve të shpejta, pranoi se ishte ai që ua kishte ofruar trafikantëve të dy skafet, por këmbënguli se ai nuk dinte asgjë në lidhje me planet e tyre për transportuar drogë.

TPZ.AL