AKTUALITET, 4 Shkurt 2020, 11:38

Që prej shtatorit pa marrë pagat, naftëtarët e Ballshit në protestë, kërcënojnë me grevë urie

Që prej shtatorit pa marrë pagat, naftëtarët e Ballshit


Që prej mëngjesit të sotëm, naftëtarë të Ballshit janë hedhur sot në protestë, pasi prej shtatorit nuk kanë marrë pagat e tyre.

Teksa paralajmërojnë grevë urie, protestuesit përveç pagës, kërkojnë dhe rifillimin e punës, pasi ajo është pezulluar.

“Që prej shtatorit nuk marrim rrogat, jemi pa bukë. Duam rrogat”-tha njëri prej protestuesve.

Po ashtu, njëzëri naftëtarët kërkuan dhe pagesat e sigurimeve. Deri më tani nuk dihet se si do të vijojë protesta e naftëtarëve si dhe çfarë zgjidhje do u jepet kërkesës së tyre./BW