BOTA, 3 Dhjetor 2017, 13:27

Erdogan: I nevojshëm një shtet palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor

Erdogan: I nevojshëm një shtet palestinez me kryeqytet Jerusalemin

Një shtet i pavarur palestinez duhet të përcaktohet me kryeqytet Jerusalemin Lindor, u shpreh presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan drejtuar homologut të tij të Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas gjatë një bisede telefonike dje në mbrëmje, raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency”.

“Përcaktimi i një shteti palestinez të pavarur dhe sovran me Jerusalemin Lindor si kryeqytet është i nevojshëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme”, deklaroi Erdogan drejtuar Abbas, sipas burimeve presidenciale cituar nga “Anadolu Agency”.

Kjo bisedë telefonike vjen ndërsa Uashingtoni pritet të marrë një vendim për transferimin apo jo të ambasadës amerikane në Jerusalem.

”Erdogan riktheksoi sërish mbështetjen e tij për “kauzën e drejtë” të popullit palestinez, duke konfirmuar se heqja e kufizimeve të parashtruara në Rripin e Gazës do të ndikonte në vendosjen e paqes”, sipas “Anadolu Agency”.