AKTUALITET, 4 Nëntor 2019, 17:44

Qeveria ndryshon buxhetin, por nuk sqaron nga i ka hequr paratë

Qeveria ndryshon buxhetin, por nuk sqaron nga i ka hequr paratë

Qeveria ka ndryshuar buxhetin e vitit 2019 duke rishpërndarë fondet mes disa sektorëve përmes një akti normativ.

Më shumë para kalojnë tek pushteti lokal që përfiton një rritje të shpenzimeve me 4 miliardë lekë, ministritë e Bujqësisë, Mbrojtjes dhe e Brendshme.

Duke argumentuar këto lëvizje në buxhet, ministrja e Financave Anila Denaj konfirmoi gjithashtu një shtesë fondi edhe për organet e reja të drejtësisë.

Por, qeveria nuk sqaron se nga janë hequr fondet që do të rishpërndahen.