TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Antonio Kasano është rikthyer tashmë në një nga personazhet që krijon më shumë polemika në Itali. I ftuar në emisionin “Tiki Taka”, ish-sulmuesi nuk ngurron të kritikojë këdo që i jepet rasti duke marrë edhe pozitat e protagonistit në emisionin. Së fundmi, ai ka kritikuar Karlo Ançelotin për mënyrën si e bën punën.
Kasano nuk i ka mohuar vlerat e Ançelotit si trajner por shton se duhet të ketë një ndihmës tijin, duke qenë se djali i Ançelotit nuk mund ta bëjë këtë rol. Siç dihet, Davide Ançeloti është ndihmës i Karlos te Napoli dhe kjo për Kasanon, nuk është diçka normale.
“Ançeloti është një trajner i madh. Te Milani nuk duhet harruar që ai kishte si ndihmës Tasotin, që u kujdes për gjithçka për 10 vite. Te Çelsi ishte Klemen. Kur shkoi te Bajern Mynih, mori Daviden, djalin e tij. Nuk e di nëse është i mirë apo i keq por është shumë i ri dhe nuk mund të ketë marrëveshje me Riberin apo të tjerë futbollistë si ato që ka Napoli. Karlo është trajner i madh por ka nevojë për dikë që mund të flasë me futbollistët edhe për taktikat”, u shpreh Kasano.