TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksperti i ekonomisë, njëherazi dhe një ndër aktivitstët e njohur në Shqipëri, Pano Soko, ka reaguar në lidhje me ngjajren e rëndë ku vdiqën dy punëtorë në Tiranë.
Në një reagim në Facebook, ai ka shprehur revoltën e tij, për vdekjen e dy punëtorëve. “- Ooo…Ishin dy njerëz që thjesht po shkonin të punonin. Dikush do mbajë përgjegjësi ndonjëherë në këtë vend???”, shkruan Soko.
Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë një ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj. Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.
REAGIMI I PLOTË
“Bashkia Tiranë përuroi sot rrugën Bla-bla. Plot 48 metra afalt që do të lidhin një cep pallati me cepin tjetër. Ka dhe 3 poça dhe 4 pemë. Mori pjesë Kryetari i Bashkisë dhe deputeti i zonës, i cili mbajti fjalimin “Gjithë vëmendjen për ju..”
– Jo. Në fakt dje dy djem të rinj vdiqën, sepse askush nga Bashkia nuk e rruan për sigurimin teknik, në projektet e saj për fasadat. Ndonjë llaf..?
“Kryeministri publikoi një deklaratë ku thumboi Presidentin…e tërci e vërci.”
– Po ndonjë fjalë për ata të dy se ishin djem nënash dhe ata…apo s’..?
“U prezantua në photoshop projekti për rrugën… “
“Së shpejti do fillojnë punimet në aksin.. “
“17 milionë turistë pritet të vizitojnë Shqipërinë”
“U lye korridori i spitalit të Beratit.. me ngjyrë rozë”.
“Vazhdojnë mbjelljet e pemëve në pyllin orbital.. “
codeit al
“Tirana u shpall kryeqyteti më i gjelbëruar në Rrugën e Qumështit..”
– Ooo kanë vdekur dy djem të rinj.
Ooo vdiqën dy njerëz, sepse është kthyer Shqipëria në një treg skllevërish, ku vdekjet i duhen vetëm Ministrisë për statistikë.
“Mirëseerdhët në Liberìnë e mesit të Europës. Ju lutemi vizitorëve mos i ngacmoni skllevërit kur janë në habitatin e tyre natyral.
Ndalohet hedhja e ushqimit!”
– Ooo…Ishin dy njerëz që thjesht po shkonin të punonin. Dikush do mbajë përgjegjësi ndonjëherë në këtë vend???
Ooo..
“Blini produktet Delimano.
Dysheku Dormeo me 4 shtresa karboni të jep dhe një jastik falas..
Mos ngurroni, na telefononi tani..”