TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident automobilistik ka ndodhur në Lushnjë, këtë të shtunë. Një makinë është përplasur me një biçikletë.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës. Aksidenti ndodhi në bulevardin e hyrjes veriore të qytetit.
Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i biçikletës u dërgua për kurim në spital.
I plagosuri është Mefit Dingo, 67 vjeç.
Informacioni paraprak i Policisë:
Sot rreth orës 19:45, në hyrje të qytetit Lushnje , shtetasi S.R, banues në Dushkë, Lushnje, duke drejtuar automjetin tip “Benz" ,ka aksidentuar shtetasin M.D, 69 vjeç, banues në Dushkë, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Shtetasi M.D është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi S.R dhe po kryen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.