TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E diel, 18 Gusht 2019
Sipas MeteoAlb, bregdeti dhe zonat e ulëta paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta, por vranësira më të dendura do të ketë në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Pjesa e dytë e ditës vijon me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët dhe me vranësirat kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35 °C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
E hënë, 19 Gusht 2019
Sipas MeteoAlb, orët e paradites mbeten në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, përjashtuar zonat Veriore ku do të ketë vranësira të lehta. Parashikohet që gjatë pasdites bregdeti dhe zonat e ulëta të vijojnë me kthjellime duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të gjithë zonën malore Lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por të pandryshueshme mbeten temperaturat në mesditë duke u luhatur nga 14°C deri në 35 °C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.