AKTUALITET, 18 Mars 2018, 12:18

Qëllohet me plumb në kokë shqiptari

Qëllohet me plumb në kokë shqiptari

Një shtetas shqiptar është qëlluar me plumb në kokë dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni delikat për nxjerrjen e tij, teksa policia po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari është Mustafi Hasi, 66 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rënë nën kujdesin intensiv në spitalin e Foggia-s, i qëlluar me armë zjarri në kokë nga një person i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një fermë në pronësi të një sipërmarrësi bujqësor në Borgo Cevaro, pak kilometra larg nga Foggia.

Ishte pikërisht pronari ai që zbuloi shqiptarin e plagosur dhe lajmëroi menjëherë policinë.

Hasi u plagos nga një pistoletë e kalibrit 7.65 mm në kokë.