TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia Kufitare arreston një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.
Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht;
-A.Th, 33 vjeç, banues në Xërxë, Kosovë.
Ky shtetas u kap në hyrje të SPK.Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, nga autoritet Zviceriane.
Gjykata De La Broye Et Du Nord Vaudois, Yverdon-Les-Bains/Zvicer, me vendim Nr. 35/2013, datë 14.02.2013, e ka dënuar me 18 muaj burgim për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës”, “Përndjekja”, “Shkelje e Ligjit federal për të Huaj”, parashikuar nga nenet 122, 144 etj të Kodit Penal Zvicerian.
Gjithashtu, Gjykata De La Broye Et Du Nord Vaudois, Yverdon-Les-Bains/Zvicer, me vendim Nr. 420/2016, datë 27.12.2016, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale me dhunë e mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 22 e 190 të Kodit Penal Zvicerian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.