TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas Kosovës, duket se skandali me mishin belg prek edhe Shqipërinë. Mediat e këtij vendi shkruajnë se përveç Vevibës, një tjetër thertore belge dërgoi mish të skaduar me shumicë në Kosovë. Është kompania Vanlommel.
Në gusht të vitit 2017, një ngarkesë prej 20 ton mish i etiketuar në emër të kësaj kompanie u konfiskua nga autoritetet kosovare në kufirin me Shqipërinë. Ishte viç i ngrirë.
Por autoritetet belge dhe mediat ngrenë alarmin se sasi të konsiderueshme mund të kenë kaluar kufirin e Kosovës dhe të Shqipërisë më parë.
Nga ana tjetër drejtori i Vanlommelit, Johan Heylen, pretendon se në ngarkesën e bllokuar në muajin gusht të vitit të kaluar kemi të bëjmë me një gabimin njerëzor.
“Nuk ishte një rast mashtrimi, është e vërtetë mishi kishte skaduar tre javë përpara se të bllokohej” ka thënë ai.
Një hetim të plotë kanë këkruar edhe dy deputetët Yoleen Van Camp dhe Renate Hufkens.