TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 37 vjeçar nuk i bindet urdhërit të policisë për të ndaluar, ndërsa udhëtopnte me një makinë tip BMW të blinduar.
Njoftimi
Nuk i bindet urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet, policia e Lushnjes në bashkëpunim me FNSH Fier arrestojnë në flagrancë autorin.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip "Grand Power" dhe një krëhër me 15 fishekë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-J. S, 37 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në lagjen “Gafur Muço”, shtetasi J. S duke udhëtuar me mjetin tip B.M.V të blinduar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.
Policia iu vu në ndjekje shtetasit të lartëpërmendur i cili pasi braktis makinën, hedh armën që mbante në mjet dhe largohet me vrap në rrugicat e qytetit.
Falë veprimeve të shpejta të policisë së Lushnjes dhe FNSH Fier, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në lagjen "18 Tetori", Lushnje.
Në afërsi të mjetit është gjetur një pistoletë tip "Grand Power" Q 100, një krëhër me 15 fishekë dhe një fishek në folen e fishekut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Prodhimi dhe shitja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Mosbindje e punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga nenet 278 dhe 242 të Kodit Penal.