AKTUALITET, 18 Mars 2018, 12:07

Shëndetësia falas, ish-ministri ironi të fortë: A ke ndonjë ilaç të blerë jashtë?

Shëndetësia falas, ish-ministri ironi të fortë: A ke

Cilësia e medikamenteve që shiten në farmacitë tona është për të ardhur keq. Kështu të kaptën e ka konsideruar ish-ministri Manjani, i cili në një postim në Facebook, bënë një ironi të theksuar me "shendetësinë falas të premtuar nga qeveria Rama.

Manjani thotë se ansjë nga ilaçet që blihet në farmacitë tona, nuk japin efektin e duhur.

Postimi

A ke ndonjë ilaç të blerë jashtë?

————-

Asnjë lloj ilaçi që blihet këtu nuk bën punë!

As ilaçet bazike (paracetomol, ibuprofen, voltaren apo qetësues të tjerë). Ato më të komplikuarat jo e jo!

Të njëjtat ilace të blera jashtë veprojnë menjëherë!

Sa herë jam jasht shteti bëj një shopping në Farmaci. Blej çdo gjë që më del para syve dhe që mund të jepet pa recete!

Por kur të mbarojnë rezervat, o zot sa e vështirë! Lypim tek shoqnia noi ilaç të blerë jashtë.

Nuk kam besuar ndonjëherë te shëndetësia falas, por edhe me lekë nuk gjen derman!

Nuk është faji i mjekëve, as i farmacistëve, por i pushtetit grosist dhe lekist!

Farmako-vigjilenca nuk ekziston fare!

Farmako-rilindja, ka vetëm një ilaç efektiv: DROGËN!

Këtë sna e mban ta fillojmë, me thënë të drejtën.

Mezi po pres rrugën tjetër jashtë shteti. Jam keq me voltaren...