AKTUALITET, 18 Mars 2018, 10:19

Sherr për pronat, arrestohen xhaja me nipin, emrat

Sherr për pronat, arrestohen xhaja me nipin, emrat

Janë arrestuar nga policia e Elbasanit xhaxhai dhe nipi i tij pasi janë zënë për çështje pronash dhe janë goditur me mjete të forta.

Në njëftimin e policisë thuhet se Specialistët  e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Ervin Preçi, 38 vjeç banues në fshatin Murriqan. L.P., 17 vjeç banues në fshatin Murriqan.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në fshatin Murriqan, pas një konflikti për motive të dobëta pronësie xhaja dhe nipi dyshohen të kenë goditur njëri - tjetrin me sende të forta.

Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit të cilët ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje".