LIFESTYLE, 1 Korrik 2020, 19:25

Punon në ministri, këngëtari shqiptar infektohet me koronavirus

Punon në ministri, këngëtari shqiptar infektohet me koronavirus


Këngëtari i njohur nga Kosova, Yll Valla, ka rezultuar pozitiv nga pandemia e koronavirusit.

Sipas mediave vendase, Valla, aktualisht është tërhequr nga muzika dhe punon në Ministrinë e Pushtetit Lokal, dhe pas marrjes së tamponit ka rezultuar se ka qënë i infektuar nga pandemia.

Për shkak të infektimit të tij, pjesa tjetër e kolegëve të tij të punës duhet gjithashtu që të vetëizolohet për 14 ditë në shtëpi.

Po kush është Yll Valla? Valla ka qënë pjesë e grupit “Aurora”, bandë muzikore e njohur për këngën “Lele kaçurrele”.