LIFESTYLE, 1 Korrik 2020, 10:42

Sidorela Gjoni tregon mënyrën se si e siguron një intervistë, gazetarja: Pamja të ndihmon, në moment që shikon foton kthen përgjigje

Sidorela Gjoni tregon mënyrën se si e siguron një


Aplikacionet na e kanë bërë jetën më të lehtë duke na ndihmuar në punë apo shkollë. Këtë aspket e ka prekur gazetarja Sidorela Gjoni teksa ka qënë e ftuar në “Ftesë në 5”.

Teksa po flisnin për eksperiencat e tyre në televizion, Sidorela tha se pamja fizike zakonisht e ndihmon për të siguruar intervista. Ajo u shpreh se në rrjetin social whatsapp ka foton e saj dhe para se të realizojë një intervistë me një person, komunikon fillimisht nëpërmjet këtij aplikacioni.

Në momentin që unë dua të siguroj një intervistë gjithmonë nuk e marr personin në telefon, por i shkruaj në whatsapp, foton e kam që edhe në momentin që ai se ka numrin tim të regjistruar duket dhe të ndihmon normalisht. Në moment që shikon foton të kthen përgjigje dhe dikush ndoshta që në përditshmëri po t’i dilte vetëm numri nuk do të kthente përgjigje. Që do të thotë edhe pamja të ndihmon”, u shpreh Sidorela duke treguar në këtë mënyrë mjetin e saj ndihmës në punë.