LIFESTYLE, 30 Qershor 2020, 18:31

I sollën karavidhen e gjallë në tavolinë, shokohet Angela Martini, modelja tregon si veproi i shoqi: Pagoi për të dhe e hodhi në ujë…

I sollën karavidhen e gjallë në tavolinë, shokohet Angela

Modelja shqiptare Angela Martini ka treguar se së bashku me bashkëshortin e saj kanë qenë në një restorant peshku dhe i ka ndodhur një gjë e çuditshme. Partneri i modeles ka porositur një karavidhe mirëpo ajo iu ka ardhur e gjallë gjë që ka shkaktuar një stituatë të çuditshme. Mënyra si ishte duke lëvizur e ka tmerruar modelen e cila është vegjetariane dhe i ka kërkuar burrit që ta blinte dhe ta kthente në det. “Ishim në një restorant peshku dhe porositëm ushqim, kamerieri na solli një karavidhe, e cila supozohej të ishte zier. Duke qenë vegjetariane, por edhe e ndjeshme, u trishtova shumë për këtë. Burri im më bëri përshtypje kur vendosi të shpëtojë jetën e kësaj karavidhe duke paguar për të dhe duke e hedhur në ujë. Po, jeta është si një film!”, ka shkruar krahas videos së postuar në Instagram Angela.