LIFESTYLE, 1 Korrik 2020, 12:55

Trup perfekt, Gent Zenelaj koment epik Jonida Vokshit: Unë nuk dola kështu nga shtatzënia e parë


Pak ditë më parë, Jonida Vokshi solli në jetë vogëlushen Emi. Trupi i saj perfekt vetëm pak ditë pas lindjes, mori vëmendjen e të gjithëve dhe komplimentet qenë të shumta.

Madje në një postim ra në sy komenti i aktores Olta Gixhari, e cila gjithashtu është në pritje të ëmbël, teksa shkruante: “Jonida ti vazhdon me nurin e shtatzënisë edhe pse je bërë mama. Nuk e kemi lënë kështu.”

Së fundmi, Jonida ka ndarë sërish një tjetër foto në rrjete sociale, ku ka nxjerrë në pah edhe njëherë linjat e sa për t’u patur zili.

Postimi ka marrë sërish vëmendje, ku nuk kanë munguar as komentet e personazheve publikë, mes të cilëve bie në sy dhe ajo çfarë ka shkruar Gentian Zenelaj.

“Unë nuk dola kështu nga shtatzënia e parë”, ka qenë komenti i Gentit që ka shkaktuar të qeshura, dhe që nuk ka kaluar pa një reagim të Jonidës, e cila shkruan: “E do recetën për të dytin? Ndërkohë që të qeshurat nuk po më pushojnë, të kuptohemi.”