LIFESTYLE, 30 Qershor 2020, 19:13

Sot çmend njerëzit me format bombastike, mirëpo vite më parë Kejvina Kthjella ishte person tjetër. Ja si dukej modelja në fillimet e karrierës


Kejvina Kthella u bë e njohur në vendin tonë për format e saj fizike që në daljen e saj në “Xing me Ermalin”.

Ajo poston foto dhe video në Instagram aty ku i vendos në pah format trupore mirëpo duket se nuk kanë qënë gjithmonë kaq perfekte.

Në InstaStory, Kejvina ka ndarë me ndjekësit një foto të shumë viteve më parë, atëherë kur ishte në fillimet e modelingut dhe dukej gjithashtu shumë ndryshe nga sot. Pa buzë te fryra, gjoks të madh dhe me flokët brune, Kejvina duket shumë ndryshe nga çfarë është sot.

Ajo ka pozuar me dy vajza të tjera modele dhe duket se kanë qenë në një sfilatë në Itali, vend ku është rritur dhe ka nisur karrierën në modeling.