LIFESTYLE, 1 Korrik 2020, 16:25

Kylie Jenner nuk është më personazhi më i paguar në Instagram, ja kush ia zuri vendin

Kylie Jenner nuk është më personazhi më i paguar në

Prej shumë kohësh Kylie Jenner ka mbajtur fronin e njeriut më të paguar në Instagram, por duket se ka zbritur nga froni për t’ia lënë vendin një tjetër personazhi të famshëm.Po flasim për aktorin Dwayne Johnson.

Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock” është aktori më i paguar në Hollywood dhe me sa duket, së fundmi është edhe më i paguari në Instagram.

Në listën e publikuar së fundmi nga ‘Hopper HQ’, fronin e mbante Johnson, i cili ka 187 milionë ndjekës dhe paguhet më shumë se 1 milion dollarë për një postim.

Kylie ka zbritur në vend të dytë me 182 milionë ndjekës dhe me një pagesë prej 986,000 dollarë për postim. Ndërsa vendin e tretë e mban njeriu më i ndjekur në Instagram (225 milionë ndjekës), futbollisti Cristiano Ronaldo 889 000 dollarë.

Listën e top 10 më të paguarve në Instagram e gjeni më poshtë:

1. Dwayne Johnson, 1,015,000 USD për 1 postim (187 milionë ndjekës)

2. Kylie Jenner, 986,000 USD për 1 postim (182 milionë ndjekës)

3. Cristiano Ronaldo, 889,000 USD për 1 postim (225 milionë ndjekës)

4. Kim Kardashian, 858,000 USD për 1 postim (176 milionë ndjekës)

5. Ariana Grande, 853,000 USD për 1 postim (191 milionë ndjekës)

6. Selena Gomez, 848,000 USD për 1 postim (180 milionë ndjekës)

7. Beyoncé Knowles, 770,000 USD për 1 postim (149 milionë ndjekës)

8. Justin Bieber, 747,000 USD për 1 postim (139 milionë ndjekës)

9. Taylor Swift, 722,000 USD për 1 postim (135 milionë ndjekës)

10. Neymar da Silva Santos Junior, 704,000 USDpër 1 postim (139 milionë ndjekës)