AKTUALITET, 6 Qershor 2019, 15:02

Publikimi i përgjimeve, Artan Hoxha: Media duhet ta sfidojë censurën!

Publikimi i përgjimeve, Artan Hoxha: Media duhet ta sfidojë

Artan Hoxha, Presidenti i TBU, gjykon se media duhet ta sfidojë urdhrin që ndalon publikimin e mëtejshëm të përgjimeve të lidhura me blerjen e votës, pasi ai urdhër është censurë.

I ftuar në Syri.net nga gazetari Bledian Koka, Artan Hoxha dha mendimin e tij se çfarë tregojnë përgjimet e publikuara dje nga “Bild” dhe reagimet e Prokurorisë dhe qeverisë për këtë rast.

Hoxha tha: “Ajo çfarë shohim në Durrës është maja e një aisbergu gjigant, por që nuk ka hetime proaktive nga Prokuroria ose mund të ketë hetime dhe janë fshehur.

Megjithatë, mendohet se siç një pjesë e dosjes në fjalë, gjen shteg për të dalë si tek “Bild”, me siguri gjen dhe për ata që duan t’i prishin ato prova.

Koka: Publikimi i këtyre provave, a e dëmton hetimin?

Hoxha: Ky arsyetim i Prokurorisë që publikimi nga “Bild”, nga media shqiptare apo nga “Zëri i Amerikës”, i fakteve të nxjerra dy vjet më parë, nga persona të arrestuar 8 muaj më parë, më duket absurd! Faktet e nxjerra mund ta dëmtojnë hetimin ditë apo javë pas një ngjarjeje.